Fjalë Kyçe

Beyonce i dërgon Katy Perryt dhuratën më të bukur për vajzën

Beyonce i dërgon Katy Perryt dhuratën më të bukur për vajzën

Beyonce e ka uruar Katy Perryn që u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë të quajtur Daisy dove, shkruan Elle, transmeton lajmi.net.

Të martën, këngëtarja 35-vjeçare ndau fotot e dhuratave që ka marrë nga dashamirët, duke përfshirë një dhuratë befasuese nga Beyoncé.

Nëna e tre fëmijëve i dërgoi Perryt një buqetë me lule të bardha dhe një kartë me një mesazh ku shkruhej: ‘Urime për anëtarin e ri në familjen tuaj! – Beyoncé. ’Duke falënderuar këngëtaren për dhuratën, Perry shkroi “Të dua Beyonce”.Dhurata e ëmbël vjen vetëm disa muaj pasi Perry njoftoi për shtatzëninë në mënyrën e ngjashme siç bëri Beyonce për binjakët Sir dhe Rumi Carter më 2017.