Beyonce tregon se si pandemia e ndryshoi atë si prind.
Beyonce ka treguar se si ajo përpiqet të shpjegojë krizën e vazhdueshme shëndetësore në botë vajzës së saj tetë vjeçare Blue Ivy, shkruan Metro.
Këngëtarja thotë se është ‘një dëgjuese më e mirë’ si prind dhe bën gjithçka që mundet për të qëndruar pozitive për Blue, e cila kohët e fundit u shfaq në albumin e saj vizual Black Is King, transmeton lajmi.net.
Duke e përshkruar vajzën e saj, si ‘shumë të zgjuar’, këngëtarja zbuloi se si ato inkurajojnë njëra-tjetrën dhe i tregojnë njëra-tjetrës se sa ‘krenare’ janë.