Fjalë Kyçe

Biden paralajmëron se 200 mijë amerikanë mund të vdesin deri sa vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme

Biden paralajmëron se 200 mijë amerikanë mund të vdesin deri sa vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden paralajmëroi të hënën për një “dimër shumë të errët” duke thënë se 200 mijë amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 përpara se një vaksinë e sigurt dhe efektive të jetë gjerësisht e disponueshme.

Teksa Biden formoi një Task-forcë kundër përhapjes së COVID-19 – kjo si puna e tij e parë si i zgjedhur i SHBA-ve dha një vështrim më të mirë se si ai do ta drejtojë vendin përmes krizës shëndetësore, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova

Duke pranuar lajmin pozitiv se një vaksinë nga Pfizer mund të jetë 90% efektive në parandalimin e virusit, Biden tha se Shtetet e Bashkuara edhe për disa muaj nuk do ta kenë vaksinën.

Në ndërkohë që Biden po përballet me detyrën e jashtëzakonshme të vënies së virusit nën kontroll, Shtetet e Bashkuara tejkaluan 10 milionë raste totale të COVID-19 të hënën, teksa edhe numri i të infektuarve, të hospitalizuarve dhe i të vdekurve po rritet.

Biden iu lut njerëzve që të mbanin maskë dhe të respektojnë distancën duke shtuar se “ne mund të shpëtojmë dhjetëra mijëra jetë nëse të gjithë thjesht do të përdonin një maskë në muajt e ardhshëm”.

I zgjedhuri Biden po ashtu premtoi se do të mbajë përgjigjen e qeverisë për koronavirusin të bazuar në shkencë – kjo filloi formimin e Task-forcës prej 13 ekspertëve mjekësorë për të formuar bordin e tij këshillues kundër COVID-19.