Presidenti i SHBA, Joe Biden ka reaguar në lidhje me masakrën ruse kudër civilëve ukraans në qytetin Bucha në afrësi të Kievit.
Gjatë një interviste për mediet amerikane, Biden e ka cilësuar sërish presidentin Vladimir Putin si një kriminel lufte.
“E mbani mend që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. Epo, e vërteta e çështjes, e patë se çfarë ndodhi në Bucha, kjo vërteton atëqë unë thashë. Ai është një kriminel lufte. Ne duhet të mbledhim informacion, duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që Putini të të përballet me drejtësinë për krimet e luftës. Ky njeri është brutal. Ajo që ka ndodhur në Bucha është e egër dhe të gjithë e kanë parë. Mendoj se është një krim lufte. Ai duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Biden.
I pyetur për përgjigjen e Amerikës, ai shtoi: “Unë kërkoj më shumë sanksione kundër Rusisë”.