Joe Biden sot inaugurohet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të jetë presidenti i 46-të i shtetit më të fuqishëm në botë.
Ceremonia e inaugurimit këtë herë dallon për shkak të masave të pandemisë dhe të sigurisë të shkaktuara si pasojë e protestave të dhunshme të iniciuara nga presidenti në largim Donald Trump.