Fjalë Kyçe

Bideni i bindur në fitore, shpalos prioritetet e presidencës së tij

Bideni i bindur në fitore, shpalos prioritetet e presidencës së tij

Derisa numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale amerikane vazhdon, demokrati Joe Biden është shprehur i bindur në fitore.

Në fjalimin e tij mbajtur të premten mbrëma sipas kohës amerikane, ai ka përshkruar prioritetet që do të ketë presidenca e tij, transmeton KOHA shkrimin e BBC.

Bideni vazhdon ta thellojë epërsinë në shtetet kyçe, rezultatet në të cilat do ta bëjnë të ditur presidentin e ardhshëm.

74 milionë votat e amerikanëve për të dhe kandidaten e tij për zëvendëspresidente, Kamala Harris do t’u japin mandate për ta adresuar krizën me koronavirus, ekonominë, ndryshimet klimatike dhe racizmin sistematik, ka thënë Bideni gjatë këtij fjalimi.

Ai ka nxitur amerikanët që t’i kapërcejnë ndasitë e shpërfaqura në këto zgjedhje.

Bideni po ashtu ka kërkuar durim dhe besim në sistemin demokratik të SHBA-së.

“Po e dëshmojmë sërish atë që e kemi dëshmuar për 244 vjet në këtë shtet – demokracia funksionon. Vota e juaj do të numërohet”, ka thënë ai.