Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë të shtunën se SHBA-ja nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit, pasi votuesit tajvanezë e kanë kundërshtuar Kinën dhe i dhanë partisë në pushtet një mandat të tretë presidencial, raportoi Reuters.
Kandidati presidencial i Partisë Demokratike Progresive Demokratike (DPP) në Tajvan, Lai Ching-te erdhi në pushtet, duke kundërshtuar me forcë presionin kinez dhe u zotua që do t’i kundërvihet Pekinit dhe të kërkojnë bisedime.
“Ne nuk e mbështesim pavarësinë”, ka thënë Bideni, derisa u pyet për zgjedhjet e së shtunës.
Shtetet e Bashkuara e kaluan njohjen diplomatike nga Taipei në Pekin në vitin 1979 dhe prej kohësh kanë thënë se nuk e mbështesin një deklaratë zyrtare të pavarësisë nga Tajvani. Megjithatë, SHBA-ja mban marrëdhënie jozyrtare me ishullin e vetëqeverisur dhe mbetet mbështetësi dhe furnizuesi i tij më i rëndësishëm i armëve.
Pekini, i cili kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për të vënë nën kontrollin e tij Tajvanin, ka frikë se Lai mund të shpallë krijimin e një Republike të Tajvanit, gjë që vetë Lai ka thënë se nuk do ta bëjë.
Uashingtoni paralajmëroi vetëm disa orë përpara hapjes së qendrave të votimit se “do të ishte e papranueshme për çdo vend që të ndërhynte në zgjedhje”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përgëzoi Lai Chingun për fitoren e tij dhe tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të gjetur zgjidhje paqësore pa detyrime dhe presione.
“SHBA-ja pret me padurim të punojë me Lain dhe liderët e të gjitha partive në Tajvan për të avancuar marrëdhëniet e gjata jozyrtare, në përputhje me politikën e SHBA-së në Kinë”.
Administrata Biden ka frikë se zgjedhjet, tranzicioni dhe administrata e re do të përshkallëzojnë konfliktin me Pekinin.