Çmimet botërore të naftës u ulën sot, nga frika se një recesion i mundshëm do të ulë kërkesën, me naftën bruto Brent që ra nën 98 euro për fuçi (158 litra).
Kontrata standarde për naftën e papërpunuar në Evropë, ‘Brent North Sea’, uli çmimin për 3.3 përqind, në 97 euro për fuçi, në marrëveshjet e mesditës, ndërsa homologu i naftës amerikane, WTI, ra gjithashtu për 3.3 përqind, në 94 euro.
Çmimet tashmë kishin rënë të martën nga shqetësimi se një ngadalësim i ekonomisë globale do të zvogëlojë kërkesën për produkte të naftës, raporton AFP.