Motoçiklisti që po ngiste me shpejtësi nëpër një autostradë në Laicester të Anglisë, e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar papritmas.
Megjithëse në kushte shumë të mirë për vozitje dhe pa ndonjë pengim në rrugë, ai humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas për asfalti, ku shkoi zvarrë, transmeton Telegrafi.
Veshjet adekuate dhe helmeta në kokë, kanë bërë që ai të shpëtoi pa asnjë lëndim dhe të largohet duke hequr pluhurin nga trupi, vetëm se i frikësuar nga ndodhia. Për fat të mirë, në afërsi nuk e kishte askënd, duke shpëtuar pa ndonjë aksident shtesë.
Nëpërmjet kësaj ngjarjeje, po kërkohet që të vishen rrobat e duhura dhe helmeta të jetë primare, në mënyrë që gjithçka të shkoi në rregull.