Një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë, si pasojë ka ndërruar jetë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Ilaz Kodra”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, ka deklaruar Borovci për telegrafin.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.