Fjalë Kyçe

Bie numri i të vdekurve në Itali

Bie numri i të vdekurve në Itali

Në Itali në 24 orët e fundit kanë vdekur nga coronavirusi 174 njerëz, një rënie e re nga një ditë më parë, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28.884 , sipas burimeve zyrtare.

Numri i infeksioneve totale arrin në 210.717 , me 1.389 raste të reja që u regjistruan sot, një shifër afërsisht e njëjtë  me ditët e kaluara, sipas të dhënave të sotme nga Mbrojtja Civile, transmeton Telegrafi.

Aktualisht njerëzit pozitivë janë 100,179 , që është një ulje në 24 orët e fundit, dhe gjithsej janë shëruar 81,654 persona, ndërsa ata të shtruar në spital dhe ata që pranohen në kujdes intensiv vazhdojnë të bien.

Italia kaloi fundjavën e fundit në mbyllje të rreptë përpara se të fillonte të hënën e ardhshme 4 rihapjen graduale të aktiviteteve në mes të thirrjeve për maturi.