Fjalë Kyçe

Bie tavani i një lokali si pasojë e ujit të akumuluar nga shiu në terracën e Hotel Grandit

Bie tavani i një lokali si pasojë e ujit të akumuluar nga shiu në terracën e Hotel Grandit

Dëmet materiale, si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës janë të mëdha.

Një lokali në Prishtinë, i cili gjendet nën terracën e Grand Hotel, gjatë orëve të mbrëmjes, i është shembur tavani.

IndeksOnline sjellë fotografi, ku shihet si tavani ka rënë në tokë, pas akumulimit që është krijuar mbi terracë.

Kujtojmë që ky problem ka qenë përherë për lokalet private përreth, mirëpo ankesat e pronarëve janë neglizhuar në vazhdimësi nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës.

Pronari i lokalit është në pritje të inspektorëve komunalë për të evidentuar nga afër shkatërrimin, që sikur të kishte ndodhur gjatë orarit të punës, përveç dëmeve materiale do të mund të shkaktonte edhe viktima.