Fjalë Kyçe

Bieber: Është koha që BE-ha të ndërhyjë në Kosovë

Bieber: Është koha që BE-ha të ndërhyjë në Kosovë

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, reagon Florian Bieber, profesori i Qendrës për studime juglindore në Universitetin e Grazit

Është bërë e ditur se Florian Bieber, profesori i Qendrës për studime juglindore në Universitetin e Grazit ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, përmes një mocioni të mosbesimit të inicuar nga LDK-ja, edhe vetë pjesë e Qeverisë.

“Lëvizje e papërgjegjshme me shumë përgjegjës: Grenellin, Thaçin dhe shumicën e LDK-së. Do të jetë fitore e Pirros. Aleancës BE-SHBA iu shkaktuan dëme të pariparueshme dhe dyshoj që do të kalojë ndonjë marrëveshje”,“Koha që BE-ja të ndërhyjë”. shkruan ai në “Twitter”.