Pritje më të ulëta janë regjistruar në orët e hershme të së hënës, ka njoftuar Qendra për Menaxhim Kufitar.
Sipas Qendrës, pritjet në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë janë rreth 20 minuta apo kolonat deri në 50 metra.
Ndërsa, në Merdar pritjet janë rreth 15 minuta. Në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të ulëta.