Fjalë Kyçe

Bien rastet me koronavirus në Prishtinë, këto janë komunat tjera të prekura

Bien rastet me koronavirus në Prishtinë, këto janë komunat tjera të prekura

Asnjë i vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Derisa në komunën e Prishtinës është vrenjtur numër i vogël i rasteve, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar pesë të infektuar në kryeqytet.

“Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti”.