Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, me tendencë të rënies përgjatë ditëve të fundjavës, kur parashihet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit.
Koncentrimi i ndotësve ajror mbetet ende i lartë, megjithë depërtimit ciklonik në perëndim të rajonit, që kushtëzon qarkullim të mjaftueshëm ajror. Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të mbeten përreth vlerave të pashëndetshme, e gjatë ditës do të zbresin në vlera mesatare.
16.11 – Në mëngjes ftohtë, në ultësira mjegull/vranësira të ulëta. Ditën më butë, kryesisht kthjellët dhe intervale me diell.
17.11 – Kryesisht me vranësira. Orëve të mëngjesit, nëpër ultësira mjegull. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, në zona malore me mundësi edhe për reshje bore.
18.11 – Përgjatë mëngjesit vazhdojnë reshje lokale shiu. Ditën kryesisht me vranësira.
19.11 – Kryesisht me vranësira, pasdite intervale me diell.
20.11 – Në mëngjes më ftohtë, vende-vende me ngrica. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale me një tendencë të rritjes, do të luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet në rënie nga 14C deri në 8C.
Nga dita e martë era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike në rënie të lehtë ditën e hënë, më pas në rritje duke mbetur mbi vlera normale.