Big Mama është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, ku sinqeriteti i saj ka bërë që ajo të vlerësohet edhe më shumë.
Kanë kaluar gati dy vite që kur Big Mama iu nënshtrua operacionit, duke ngushtuar kështu stomakun, për të humbur peshë.
E në fakt këtë gjë këngëtarja nga Shkupi e arriti, duke rikthyer kështu trupin e saj tejet në formë.
Këtë më së miri e tregon edhe fotografia e saj, ku Big Mama ka pozuar në bikini duke nxjerrë në pah format trupore, shkruan gazetablic.
Sa i përket projekteve muzikore, ai i fundit për këngëtaren është me titull “Vet më le” i lansuar para një viti.
Big Mama i është përkushtuar tërësisht emisionit të saj “Mama’s trip”.