Fjalë Kyçe

BIK: Mos shkoni në vizita familjare

BIK: Mos shkoni në vizita familjare

Bashkësia Islame e Kosovës iu ka bërë thirrje edhe një herë besimtarëve që për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, festën e Kurban Bajramit ta kalojnë pa vizita familjare.

“Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19”.

“Përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale”, thuhet në një njoftim të BIK-ut të publikuar në faqen e saj në Facebook,