Fjalë Kyçe

Bilanci i koronavirusit në Kosovë, afro 7 mijë të shëruar

Bilanci i koronavirusit në Kosovë, afro 7 mijë të shëruar

Kosova ka aktualisht 11 mijë e 275 raste me koronavirus.

Deri tani, gjithsej 390 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 144 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 6 mijë e 961.

Deri tani janë testuar gjithsej 43 mijë e 544 persona të cilët ishin të dyshuar për koronavirus.