Fjalë Kyçe

BILD publikon përgjimet e reja rreth manipulimit të votave në Shqipëri

BILD publikon përgjimet e reja rreth manipulimit të votave në Shqipëri

Një tjetër përgjim i BILD i publikuar këtë të mërkurë ka nxjerrë në pah bisedën mes ish Ministrit Damian Gjiknuri dhe ish drejtuesit të PDIU-së në Dibër Ymer Lala, i akuzuar shpesh herë nga PD si një prej mafiozëve që ka blerë vota dhe ka masakruar procesin zgjedhor. Në përgjimin e parë Ymer Lala i kërkon takim Gjiknurit për të biseduar mbi blerjen e votave. Në përgjimin e katërt Gjiknuri e Lala flasin për rezultatet që kanë korrur.

PERGJIMI1

Damian Gjiknuri: Alo

Imer Lala: Aje tuj ardh 5 minuta? Si e ke punën?

Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej

Imer Lala: Po thashë e pimë kafen, po kam bledh njerëzit që të ndajmë këto monitorimin e tendave

Damian Gjiknuri: Tek kioska jeni..aty te lokali jot?

Imer Lala: E mos u vono të lutem

Damian Gjiknuri: Ok

Përgjimi 4:

https://tiger.cdnja.co/v/06/06Q6.mp4?secure=29JhVPPQESQVAs2IGkUEbw&expires=1560983400

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.