Fjalë Kyçe

Billy Gilmour del pozitiv me Covid-19, do të humbas ndeshjen me Kroacinë

Billy Gilmour del pozitiv me Covid-19, do të humbas ndeshjen me Kroacinë

Billy Gilmour ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të humbasë ndeshjen e së martës kundër Kroacisë në Euro 2020.

Në lojën e tij të parë për vendin e tij, skocezi 20 vjeçar pati një performancë të shkëlqyeshme në mesfushën qendrore kundër Anglisë, ku edhe u shpall lojtarë i ndeshjes.

Ishte e sigurt se ai do të fillonte edhe për ndeshjen me Kroacinë, shkruan BBC Sport, transmeton Klankosova.tv.

Skocia duhet të mposhtë Kroacinë në Hampden për të vazhduar tutje nga Grupi D.

Të dy palët kanë nga një pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Anglia dhe Republika Çeke kanë nga katër pikë përpara takimit të tyre në Wembley.