Fjalë Kyçe

Bislimi i dërgon letër Lajçakut, bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Bislimi i dërgon letër Lajçakut, bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri, njëherit, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, i ka dorëzuar një letër përfaqësuesit të BE-së në negociata, Miroslav Lajçakut.

Bislimi ka njoftuar në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, se i ka rënditur Lajçakut, përpjekjet të cilat thotë se i ka bërë Kosova ndaj kërkesave të tyre për heqjen e masave.

“Një largim i menjëhershëm do të na ndihmonte të mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, të krijonim mjedisin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Bislimi.

Qeverisë së Kosovës i ishin komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor 2023, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

Ato përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Përkundër që krerët e shtetit, në mënyrë të vazhdueshme kanë bërë thirrje BE-së për largimin e masave, sanksioneve, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur se akoma nuk janë krijuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës.

https://twitter.com/BislimiBesnik/status/1754597069082313027