Zëvendëskryeminstri, Besnik Bislimi, ka thënë se opozita i ka mekanizmat për krijimin e një komisioni hetimor mbi energjinë, por vetë iniciuesi i kërkesës e kishte lëshuar sallën e Kuvendit.
“Unë nuk kisha dashtë me hy në një segment që nuk më takon mua, debatit politik psh. opozitë-pozitë brenda kuvendit, e se sa po mbështetetetet inciativa e opozitës. Mendoj se kjo ka ndodhur gjithmonë”, ka thënë Bislimin.
“Është detyrë e opozitës me kriju komisione hetimore të cilat ndoshta duan me e qitë pozitën keq, por pozita i ka obligimet e veta. Komisioni hetimor që është kërku për çështjen e energjisë, premisë e ka pasë që ‘qeveria ka bo dallavere’”.
Bislimi, i cili po raportonte për Komisionin për Integrime Evropiane, nuk preferoi të fliste për ndonjë temë tjetër përpos planit për integrim evropian, por megjithatë vendosi ta adresojë kalimthi këtë çështje pasi u pyet.
“Por tash, është problem me i thanë opozitës: që është kërku për cështjen e energjisë premisë e ka pasë që ‘qeveria ka bo dallavere’”.
“Ju i keni të gjitha instrumentet që jua mundësojnë krijimin e komisionit hetimor, pa mbështetjen e pozitës”.
“Nuk e ka lëshu pozita sallën, sallën e ka lëshu kërkuesi, inciuesi i kërkesës, por e ka mekanizmin për me vazhdu tutje edhe me siguru, por po them, unë kisha dashtë që raportin tim me komisionin me e mbajtë vetëm brenda kornizave të integrimeve evropiane, për arsye se kjo është shtylla të cilën unë e shty përpara edhe unë nuk kisha pasë qef me hy në kotnradikta me asnjërin prej jush se të gjithëve ju shoh partnerë që i ndihhojmë njëri-tjetrit në implementimin e kësaj agjende”.