Kryenegociatori kosovar, besnik Bislimi pas takimit në Bruksel, ka bërë të ditur se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës pritet të tërhiqet nga pikat e kalimit kufitar në Jarinje dhe Bërnjak të shtunën.
Sipas Bislimit Njësia Speciale do të zëvendësohet me trupat e KFOR-it, transmeton Gazeta Alo
“Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare”, ka thënë Bislimi nga Brukseli.