Fjalë Kyçe

Bitcoin me tjetër rekord negativ

Bitcoin me tjetër rekord negativ

Krahasuar me dy javët e fundit, Bitcoin ka ra në pikën më të ulët.

Kriptovaluta më e madhe në botë brenda 24 orëve është zhvlerësuar me rreth 4 për qind, ndërsa brenda 7 ditëve rënia ka qenë mbi 20 për qind.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht Bitcoin po tregtohet me mbi 31 mijë dollarë.

Rivalë të vegjël të Bitcoinit, si Ethereum dhe Ripple gjithashtu ranë me rreth 30 për qind.

Ditë më parë, Banka Qendrore e Kinës ka dhënë urdhër që shërbimet e pagesave dhe bankat komerciale në vend të mbyllin ose bllokojnë tregtinë e kriptovalutave.