Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini ka vizituar Portin industrial të Durrësit, i njohur me emrin PortoRomano ku u prit nga përfaqësuesi i Korporatës Shell Kosova Lulëzim Kryeziu në Deponitë e kësaj Korporate në këtë Port.
Kryetari Shahini, tha se është tepër i kënaqur që është prezent në arritjen e anijes JENNY I VALLETA me të madhe në këtë Port, e gjatë 174 metra dhe e gjerë 38 metra me një sasi 36 milion litra të derivateve të naftës dhe ky sukses i atribuohet Shell Kosova.
“Ne mburremi më këtë korporatë kosovare si model i investimeve dhe deponive në këtë hapësirë që jep një siguri për qytetarët dhe konsumatorët e Kosovës dhe më gjerë se do të kemi sasi dhe kualitet të mjaftueshëm të derivateve të naftës pavarësisht situatave të krijuara edhe nga krizat e ndryshme por edhe nga Pandemia Covid 19”, tha Shahini.
![]()
Kreu i AKB-së shtoi se tradita shumëvjeçare e kësaj korporate është model në Ballkan dhe ky është sukses i të ndjerit biznesmenit të njohur global Latif Kryeziut, i cili ka trasuar një rrugë të mbarë për ju dhe mbarë Kosovën në këtë sektorë.
Lulëzim Kryeziu nga Shell Kosova, tha se vizita e AKB-së na inkurajon neve që të investojmë edhe më tutje ne tregjet mbarë shqiptare, për të ju ofruar gjithmonë sasi dhe kualitet të sigurt për të gjithë klientët tonë të cilët i falënderoj që kanë besimin në Shell Kosova.
![]()
“Investimet dhe punësimet në kompaninë tonë do të vazhdojnë edhe më tutje dhe për këtë dua ti falënderoj familjen, babin tim të ndjerë Latif Kryeziun i cili ishte motiv i familjes, stafit dhe i partnerëve në Kosovë dhe anekënd botës dhe ne jemi duke vazhduar rrugën e tij, duke i angazhuar e gjithë familjen, por edhe punëtorët të cilët po japin maximumin që Korporata jonë të arrij suksese të reja në fushën e derivateve dhe ndërtimit, hotelerisë dhe restoranteve në gjithë vendin”, tha Kryeziu.
![]()