Punëtorët e një biznesmeni në Gjermani të cilët nuk pinë cigare do të gëzojnë 5 ditë më shumë pushim vjetor sesa kolegët e tyre që konsumojnë duhan.
Pronari i restorantit në Neustadt, Helmut Glasd ka e ka arsyetuar këtë vendim duke treguar se nga llogaritja e tij, del se punëtorët që pinë cigare, pushojnë më shumë gjatë ditëve të punës, transmeton Gazeta Express.
“Në mesin e punëtorëve kishte grindje të vazhdueshme se njëri prej tyre po shkonte sërish të pinte cigare. Kur e llogaritni kohën që ata e kalojnë duke pirë cigare, del se kanë pushuar më shumë”, ka Glasd.
Vendimi i tij është përkrahur nga kolegët e tij, të cilët duket se kanë nisur ta shqyrtojnë mundësinë që të veprojnë ngjashëm me punëtorët e tyre.
Në restorantin e Helmut Glasd punojnë 12 persona, 5 prej të cilëve – sikurse edhe ai – janë konsumues të duhanit.
Njëri nga punëtorët e tij ka shprehur gatishmërinë që ta lë duhanin në mënyrë që të përfitojë në shumë ditë pushimi vjetor.
Megjithatë, Glasd e ka kapur atë duke pirë cigare në bodrum, duke ia pamundësuar marrjen e 5 ditëve më shumë gjatë pushimit vjetor.