Profesori universitar Blerim Latifi ka folur rreth kalimit të deputetes Adelina Grainca nga PDK në VV. Grainca mori pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente të vendit.
“Se a ka dalë zonja Grainca për çështje parimore nga PDK’ja në VV është absolutisht e pabesueshme. Ajo mundet me u deklaru rreth vendimit të saj me i dhënë konotacione të ndryshme, morale, ideologjike e politike”, theksoi Latifi në Pressing.
“Ne nuk kemi asnjë indikator se Grainca ka pasur përplasje të brendshme esenciale me politikat e Partisë Demokratike të Kosovës. Në fakt janë ato struktura të cilat e kanë bërë atë deputete. E kanë nxjerrë nga anonimiteti i plotë politik”, shtoi ai.
“Përveç degës së Ferizajt askush nuk e njeh. PDK dhe strukturat e saj nuk e kanë njohur këtë njeri. ”, thekson Latifi.