Fjalë Kyçe

Blesa largohet nga Prishtina, transferohet në Rumani

Blesa largohet nga Prishtina, transferohet në Rumani

Sulmuesi Jalen Blesa i është bashkuar Universitatea Craiovas të Rumanisë. Kalimin e Blesas te skuadra rumune e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës të martën.

Blesa ka luajtur 40 ndeshje për Prishtinën. Shënoi dhjetë gola dhe asistoi gjashtë herë.

23-vjeçari kishte ardhur në Kosovë në sezonin 2021/22. Ishte transferuar tek Istogu, më pas te Rahoveci dhe te Prishtina para një sezoni.

Ende nuk janë dhënë detaje se sa do të përfitojë Prishtina nga ky transferim.

Blesa është bërë lojtari i radhës që ka kaluar nga Superliga e Kosovës në Rumani. Para tij u transferuan edhe Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Albin Berisha e të tjerë.