“Challandes ka pasur një fushatë të suksesshme me Kosovën duke fituar 11 ndeshje, derisa ka pasur edhe pesë barazime në 20 ndeshje. Megjithatë kontrata e tij i skadon në qershor”, shkruan Blick, transmeton KOHA.
E pas shtyrjes së ndeshjeve për Evropian shkaku i koronavirusit, ka komplikuar situatën, me Kosovën që është dy ndeshje larg kësaj arritje historike.
Sipas Blick-ut deri më tani ka pasur pak sinjale se atij do t’i vazhdohet kontrata.
“Kontrata i vazhdohet me automatizëm nëse Kosova arrin të kualifikohet për Evropian”, shkruan Blick.
Tutje e përditshmja zvicerane shkruan se nuk janë duke u zhvilluar bisedime momentalisht rreth të ardhmes së tij.
“Duhet të kuptojmë se momentalisht futbolli nuk është më e rëndësishmi në botë”, ka thënë Challandes.