Fjalë Kyçe

Blick shkruan për banderolat dhe fishkëllimat drejt Andi Zeqiri: Tregon pse ndodhi kjo

Blick shkruan për banderolat dhe fishkëllimat drejt Andi Zeqiri: Tregon pse ndodhi kjo

Sulmuesi i Zvicrës, Andi Zeqiri, ishte emri më i lakuar në ndeshjen Zvicër-Kosovës, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve zvicerane.

Blick shkruan se sulmuesi Andi Zeqiri, ndeshjen kundër atdheut të prindërve të tij, nuk e kishte pritur kështu, pasi nga tribunat u dëgjuan zhurma dhe fishkëllima kur ai u zëvendësua.

Ai luajti për më shumë se 10 minuta në ndeshjen që Zvicra dhe Kosova e mbyllën baras (1-1).

Zhvillohej minuta e 80-të e ndeshjes: tifozët të shumtë të Kosovës filluan fishkëllimat në stadiumin Letzigrund. Arsyeja: Zëvendësimi i Andi Zeqirit.

Ndryshe nga Shaqiri dhe Xhaka, shqiptari i tretë që luan për Zvicrën u fishkëllye në çdo kontakt me topin. Kjo pasi tifozët e Kosovës kishin shpresa të mëdha se sulmuesi do të luante për vendin e tyre dhe për këtë kishin përgatitur edhe një banderolë.

Blick për situatën e krijuar në stadium që tu jap më shumë shpjegime lexuesve, e ka publikuar edhe një deklaratë të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili ka ende nuk mund ta kuptojë pse Zeqiri zgjodhi Zvicrën, përcjell telegrafi.

Blick shkruan se Ademi ka pozuar me lojtarin dhe një fanellë të Kosovës në vitin 2020.

“Sigurisht që isha i zhgënjyer. Nuk është e duhura që dikush të thotë ‘Po, po, po’ dhe pastaj ta anulojë në momentin e fundit. Unë dua që gjëra të tilla të jenë të drejta dhe të ndershme. Nuk kam çfarë të them më për këtë”, kishte thënë Ademi për rastin e Zeqirit.

Zeqiri më herët kishte theksuar se vendimi nuk ishte i lehtë për të, por se zgjodhi vendin që i hapi derën.