Fjalë Kyçe

Blinken autorizon edhe 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Blinken autorizon edhe 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka autorizuar edhe 350 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake amerikane për Ukrainën.

“Sot derisa Ukraina po lufton me guxim dhe krenari kundër sulmit brutal dhe të paprovokuar të Rusisë, unë kam autorizuar, në përputhje me një delegacion të presidentit Joe Biden, një tërheqje të tretë dhe të paprecedentë presidenciale deri në 350 milionë dollarë për mbështetje të menjëhershme për mbrojtjen e Ukrainës”, ka thënë ai në një deklaratë të shkruar.