Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dënoi sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë gjatë ditës së diel, duke bërë thirrje që “brutaliteti” të ndalet ndërsa lufta afrohet më shumë në pragun e NATO-s.
“Ne dënojmë sulmin me raketa të Federatës Ruse ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Yavoriv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë”, shkroi Blinken të dielën në Twitter.
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 134 u plagosën pasi më shumë se 30 raketa u qëlluan në një bazë ushtarake herët në mëngjes të së dielës.