Fjalë Kyçe

Bllokohet rruga, kërkohet nga qytetarët të gjejnë rrugë alternative për Prevallë dhe Brezovicë

Bllokohet rruga, kërkohet nga qytetarët të gjejnë rrugë alternative për Prevallë dhe Brezovicë

Për shkak të shembjes së dheut, rruga që lidh Prizrenin me Reçanin është bllokuar.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Prizrenit.

“Ju njoftojmë se rreth orës 18:20 është pranuar informata se ka shembje masive të dheut dhe gurëve te tuneli i parë i rrugës Prizren-Reqan”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës të cilët janë duke u marrë me rastin.

Kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin tjetër.

“Kërkojnë që qytetarët të shfrytëzojnë rrugë alternative për Prevallë dhe Brezovicë”, thuhet në fund./telegrafi