Fjalë Kyçe

Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit Hani Elezit

Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit Hani Elezit

Rruga nga Shkupi e në drejtim të pikëkalimit kufitar, Kosovë-Maqedoni e Veriut, në Han të Elezit është bllokuar të mërkurën si pasojë e zjarreve ka njoftuar Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

Sipas njoftimit zjarri është në afërsi të tunelit në Maqedoni.

“Ju informojmë bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Bllokimi i kësaj rruge pati ndodhur edhe para dy ditësh, për disa orë. Si pasojë ishin shkaktuar kolona të gjata në pikëkalimin në Jazhincë.