Fjalë Kyçe

Blogeri i njohur amerikan provon picën e shqiptarëve në Florida, gjersa u tregon miliona ndjekësve për Kosovën

Blogeri i njohur amerikan provon picën e shqiptarëve në Florida, gjersa u tregon miliona ndjekësve për Kosovën

Blogeri i famshëm amerikan, David Portnoy, i cili ndiqet nga mbi katër milionë ndjekës në Instagram dhe 1.8 milion sosh në Facebook, është i njohur për videot e tij anë e kënd globit.

Së fundmi, në një nga vloget e tij të radhës, ai ka vizituar një piceri që menaxhohet nga shqiptarët në Florida.

Me t’u prezantuar, pronari i lokalit i tregon Davidit për origjinën e tij shqiptare, përkatësisht prejardhjen nga Kosova.

“Unë nuk e di nëse ju djema keni bërë pica në Kosovë?”, pyet blogeri Portnoy, së cilës shqiptari i është përgjigjur me: “Po, kam përgatitur pica sa kam qenë në Kosovë”.

Ata vazhdojnë të diskutojnë rreth Kosovës, ku picameni i shpjegon blegërit se Kosova është një shtet i vogël me kombësi shqiptare, transmeton telegrafi.

Pasi provon picën, David e vlerëson me një notë të mirë 7.4, duke u treguar kështu miliona ndjekësve të tij në Instagram për përvojën e të shijuarit picën shqiptare.

Në fund të videos, shqiptar pronar i picerisë në Florida mund të shihet duke bërë shqiponjën me duar, për të përshëndetur të gjithë ndjekësit shqiptarë.