Fjalë Kyçe

Boateng merr një lajm tejet të hidhur

Boateng merr një lajm tejet të hidhur

Kevin Prince Boateng ka marrë një lajm aspak të mirë pas ndeshjes me Real Valladolidin.

Kevin Prince Boateng ka mësuar se shtëpia e tij është thyer nga hajdutët.

Mësohet se 31-vjeçarit i janë rrëmbyer sendet personale, kryesisht bizhuteri me vlerë deri në 300.000 mijë euro, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, përveç sendeve nga shtëpia e Boateng është vjedhur edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Kevin Prince u transferua në mënyrë surprizuese nga blaugranat prej Sasuolos, ku tregoi një formë të mirë teksa edhe drejtuesit katalanas ishin të bindur ta transferonin në “Camp Nou” si një alternativë me shumë eksperiencë.