Fjalë Kyçe

Boban takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama

Boban takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama

Legjenda kroate, Zvonimir Boban po e viziton sot Kosovën.

Zyrtari i UEFA-s më herët gjatë ditës u prit nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.

Ndërsa tash, ish-futbollisti i Milanit u prit edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përpërim Rama.

Pas kësaj vizite, Boban do të shkojë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku do të takohet me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ndërsa më pas do ta mbajë edhe një konferencë për shtyp.