Fjalë Kyçe

Boca Juniors, e vendosur për Cavanin

Boca Juniors, e vendosur për Cavanin

Klubi i njohur argjentinas po shpreson ta angazhojë sulmuesin uruguaian, të cilit i skadon kontrata me PSG-në në verë.

Boca Juniors ia ka vënë syrin Edinson Cavanit, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi uruguaian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, prej nga pritet të largohet në fund të sezonit.

Mediumi “El Pais” shkruan se gjiganti argjentinas po shpreson ta angazhojë “El Matadorin”, i cili pas pak muajsh do të jetë lojtar i lirë.

Ish-futbollisti i Palermos dhe Napolit ishte pranë transferimit në Atletico Madrid gjatë janarit, por gjithçka dështoi në fund.

Tash, Baca shpreson ta formojë një dyshe të frikshme në sulm me Cavanin dhe Carlos Tevezin.

Uruguaiani ndërkohë ka oferta edhe nga klubet evropiane, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.