Fjalë Kyçe

Boga turistike lihet në terr, pa energji elektrike

Boga turistike lihet në terr, pa energji elektrike

Një numër i madh i banorëve të fshatit Bogë në Rugovë të Pejës janë ankuar për shkak se që dy ditë mungon energjia elektrike.

Për momentin mbi 10 mijë turistë janë në Bogë, një atraksion i madh turistik që gjithmonë tërheq numër të madh të mysafirëve.

Por pronarët e lokaleve dhe vilave ankohen për mungesa të theksuara të energjisë gjatë gjithë stinëve dhe thonë se Brezovica si destinacion konkurrent i tyre ka furnizim të vazhdueshëm më energji elektrike. Disa prej tyre madje ngrehin dyshime se dikush me qëllim po ua bënë këtë.

Reduktime të energjisë elektrike kanë pasur edhe shumë zona të ndryshme të Kosovës gjatë këtyre ditëve të ftohta me borë.