Fjalë Kyçe

“Bomba” e ditës vjen nga Spanja, Juventusi i thotë lamtumirë yllit

“Bomba” e ditës vjen nga Spanja, Juventusi i thotë lamtumirë yllit

Mund të jetë Paulo Dybala zëvendësuesi i Eden Hazard te Chelsea.

Kjo është bomba e merkatos që po qarkullon gjatë këtyre orëve në Spanjë.

“Joya” e Juventus-it duket se është lojtari i përzgjedhur nga trajneri i “Bluve”, Maurizio Sarri.

Sipas “Don Balon”, numri 10 i bardhezinjve, i mbyllur nga transferimi i Cristiano Ronaldo-s te bardhezinjtë, po mendon të vlerësojë ofertat që mund t’i vijnë nga jashtë Italisë.

Siç ka shkruar e përditshmja spanjolle, Dybala nuk ndihet më mirë në krah të yllit portugez. Golat e pakët dhe disa qëndrime në stol e kanë bërë të ndihet i parëndësishëm për projektin e bardhezinjve dhe një ofertë nga një klub i rëndësishëm mund ta rindezë entuziazmin e argjentinasit.

Edene Hazard kërkohet prej kohësh nga Real dhe Chelsea shikon te sulmuesi i Juventus zëvendësuesin ideal të belgut, transmeton telesporti.

Portali spanjoll ka folur edhe për emisarë të klubit anglez që kanë shkuar në Torino për të folur me menaxherët e Dybala.