Fjalë Kyçe

Bombardon Ismet Munishi: As Mourinho nuk përcjellet më shumë se unë

Bombardon Ismet Munishi: As Mourinho nuk përcjellet më shumë se unë

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, është sqaruar rreth situatës së krijuar pas fitores së skuadrës së tij, Vëllaznimit ndaj Onixit me rezultat 4:1, në kuadër të Ligës së Parë.

Munishi është një nga trajnerët që emocionet e tij nuk arrin t’i përmbanë dhe në disa raste është përjashtuar nga gjyqtarët.

Pas përfundimit të ndeshjes, u raportua se Munishi ishte i pakënaqur me gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Ilir Mehmeti, mirëpo ai këto i ka mohuar.

Munishi në një prononcim për Insportin, ka thënë se me Ilirin ka pasur vetëm një debat miqësor dhe se mediat e kanë bërë të madhe.

“Nuk ishte ajo asgjë, por as Jose Mourinho nuk përcjellet si unë, mediat e kanë bërë të madhe. Ka qenë vetëm një debat miqësor, unë e kam mik shumë të mirë gjyqtarin, Ilir Mehmeti, po ashtu dhe gjyqtarin anësor, Orhanin, e njoh shumë mirë, e kam pas bashkëlojtar. Mediat e kanë bërë të madhe, asgjë nuk ka pasur aty”, ka thënë Munishi.

Vëllaznimi me këtë fitore ka shtuar gjasat për të përfunduar në një vend që siguron play-off për t’u inkuadruar në Superligë sezonin e ardhshëm