Fjalë Kyçe

Bombarduesi amerikan fluturon mbi Shqipëri

Bombarduesi amerikan fluturon mbi Shqipëri

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se avioni bombardues amerikan, B-52 sot do të fluturojë në qiejt e 30 shteteve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Sot, bombarduesi i Shteteve të Bashkuara B-52 fluturon mbi qiejt e 30 Aleatëve të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë. Nëse nuk keni parë kurrë një B-52, atëherë kjo është një pamje për t’u parë!”, ka shkruar Kim.

Ndërkohë vet faqja e Ambasadës së SHBA ka dhënë më shumë detaje për këto fluturime.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj sigurisë së aleancës së NATO-s dhe partnerëve tanë në botë. SHBA operojnë në të gjithë globin dhe u përgjigjen sfidave në mjedisin operacional me fleksibilitet dhe shkathtësi. Fluturimet e sotme të avionëve B-52 në qiejt e të gjitha vendeve të NATO-s vërtetojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara”.