Fjalë Kyçe

Bomberi i IPKO Superligës flet për sfiden ndaj Flamurtarit

Bomberi i IPKO Superligës flet për sfiden ndaj Flamurtarit

Feronikeli do të përballet me Flamurtarin në takimin e javës së 24 në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.

Super sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo ka folur për sfiden e radhes ndaj Flamurtarit.

“Për ne është një ndeshje me rëndësi për ta ruajtur distancën ndaj Prishtinës dhe Llapit. Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera edhe ndaj Flamurtarit ne do të shkojmë për fitore”, ka deklaruar bomberi i Superligës.

Rexha më pas ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes ndaj Flamurtarit.

“Duhet patur kujdes sepse Flamurtari ka një skuadër të pa përshtatshme dhe jo rastësisht ka arritur ti marr pikë edhe skuadres së Prishtinës” ka deklaruar për Gazetën Alo, super sulmuesi i Feronikelit Kastriot Rexha.

Flamurtari dhe Feronikeli luhet nesër (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:00.