Fjalë Kyçe

Bonucci: Kam folur me Pirlon, Allegri do të na ndihmojë ta kthejmë situatën në favorin tonë

Bonucci: Kam folur me Pirlon, Allegri do të na ndihmojë ta kthejmë situatën në favorin tonë

Mbrojtesi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur për shkarkimin e Andrea Pirlos dhe ardhjen e Massimiliano Allegrit.

Pirlo u shkarkua sot, pas një sezoni të vështirë ku Juventusi e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fundit, falë gabimit të Napolit, shkruan lajmi.net.

Bonucci duke folur për “Rai Sport”, ka treguar mendimet e tij lidhur me situatën që po kalojnë “Bianconerët”.

Italiani u pyet nëse ka folur me Pirlon në orët e fundit.

“Po, më ka thënë që të mos ta thërras më zotëri, por Andrea”, tha ai.

“Kam folur me të, për të ishte eksperienca e parë me shumë vështirësi ka arritur qëllimet”, shtoi ai.

“Për dallim ndaj viteve të kaluara, ka munguar Scudetto, ishte e vështirë, si për kushtet por edhe për kohën e paktë që ka pasur në dispozicion”, tha Bonucci.

“Tani mendojmë në atë që do vjen, Allegri do na jep një shtytje të madhe në menaxhimin e grupit me eksperiencën e tij. Nuk më intereson kur do kthehemi, të shohësh të tjerët që fitonin Scudetton nuk ishte e mirë, por tani do të nisemi edhe më të motivuar”, përfundoi Leonardo Bonucci.