Është duke u zhvilluar finalja e “Euro 2020” mes Italisë dhe Anglisë.
Italia është duke dominuar, derisa rezultati momental është 1 – 1, shkruan lajmi.net.
Anglia ishte në epërsi pas golit të Luke Shaw (2’), derisa Leonardo Bonucci më pas barazoi rezultatin (67′).
Bonucci shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer – VIDEO
Por, me këtë gol, italiani është bërë lojtari më i vjetër që shënon në finale të Kampionatit Evropian.
Me 34 vjet e 71 ditë, Bonucci ka thyer rekordin e Holzenbein që kishte shënuar si 30 vjeçar dhe 103 ditë në një finale të Kampionatit Evropian.
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1414322911599542272?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1414322911599542272%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button