Fjalë Kyçe

Bonucci u konfliktua me pjesëtarin e Interit, merret vendimi për lojtarin

Bonucci u konfliktua me pjesëtarin e Interit, merret vendimi për lojtarin

Pas episodit ku Leonardo Bonucci ishte protagonist, teksa u përplas me një zyrtarë të Interit, ka ardhur edhe vendimi për lojtarin e Juventusit.

Pasi prokurori federal bëri një raport zyrtar për sjelljen e dënueshme të Leonardo Bonucci në minutat e fundit të finales së Superkupës kundër sekretarit të Interit, Cristiano Mozzillo, gjyqtari sportiv vendosi të dënojë mbrojtësin e Juventusit me një gjobë prej 10,000 euro transmeton abcnews.

Një gjobë vjen edhe për Interin prej pesë mijë eurosh për mosparandalimin e hyrjes në këndin e lojës të një drejtuesi të pa përfshirë në listën e veçantë që qëndronte pranë pankinës së kundërshtarit; shkelje e zbuluar nga një punonjës i Prokurorit Federal.