Fjalë Kyçe

Bora deri në gjunjë, bllokohen rrugët që shpijnë në Shalë të Bajgorës

Bora deri në gjunjë, bllokohen rrugët që shpijnë në Shalë të Bajgorës

Janë bllokuar rrugët që shpien për në Shalë të Bajgorës për shkak të reshjeve të borës.

Bora ka bllokuar rrugët që shpien në Shalën e Bajgorës dhe ekipet emergjente janë duke punuar për të zhbllokuar rrugën në këtë pjesë.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.

Bahtiri ka publikuar edhe një fotografi të tij, ku shihet se në këtë pjesë të Kosovës ka rënë mjaftë borë, e madje trashësia e saj, ka arritur deri në gjunjët e tij.

Njoftimi i plotë i Bahtirit, pa ndërhyrje:

Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin e rrugëve nga bora.

Në këto orë të vona janë duke punuar pesë ekipe emergjente në rajonin e Shalës, përderisa në qytet dhe fshatrat tjera përreth po punojnë ekipet tjera për pastrimin e rrugëve nga bora.

Ekipet tona punuese nuk do të ndalen, derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme.