Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo ndan herë pas here foto dhe video nga daljet publike, por edhe nga jeta e përditshme.
Megjithatë, fansat çdo gjë të saj e lidhin me Donaldin. Ata kanë një dëshirë të madhe ta shohin çiftin të ribashkuar, sa në fotot e Borës, përmendet pafund aktori.
Së fundmi, Zemani është shfaqur e veshur me të gjelbër dhe me flokë të shtrira, duke u komplimentuar pafund për pamjen e ëmbël.
Mirëpo, komenti që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë pikërisht ky: “Ooo yll të ka thënë Donaldi mbaj hudhër me vete”.
Kujtojmë që ditët e fundit, është thënë në mediat rozë se Veshaj e ka vizituar Borën te shtëpia e re, që ajo ka blerë, shkruan abcnews. Por nuk dihet se sa i vërtetë është ky lajm pa u konfirmuar nga të dyja palët.