Fjalë Kyçe

Borini rikthehet në Premier League, e kërkon ky klub

Borini rikthehet në Premier League, e kërkon ky klub

AC Milan në muajin janar do t’i shqyrtojë ofertat për Fabio Borinin, raportojnë mediet britanike, përcjell Gazeta Alo.

Pavarësisht paraqitjeve te mirë në këtë sezon të garave,  megjithatë, “Rossonerët” janë të gatshëm ta shesin ish-sulmuesin e Sunderlandit.

Destinacioni i ardhshëm i lojtarit mund të jetë përsëri Anglia. Newcastle United është e interesuar për Borinin, madje, siç raportohet, tashmë klubi anglez ka kontaktuar agjentin e lojtarit.

Trajneri i Newcastle, Rafa Benitez është një tifoz i madh i lojtarit të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për pjesën e dytë të garave.

Ndryshe, vet lojtari thotë se është i lumtur me periudhën që kishte kaluar në ishull, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit në Premier League.

“Futbolli anglez, më mësoi të kuptoja momentet e ndeshjes dhe të luaja në role të ndryshme”, tha Borini. /Gazeta Alo/